Policia ka shoqëruar në polici shokun e Habib Rexhës Ervin Kurtin pasi dyshohet se e largoi këtë të fundit nga vendi i krimit pasi vrau Arian Gosa.
Pas vrasjes Rexha është larguar me mikun e tij i cili e ka lënë në dalje të Kavajës dhe është larguar drejt Kukësit ku ka qëndruar këto 2 ditë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 të së dielës në lagjen Nr. 1, në Kavajë, teksa Gosa ka qenë i ulur në lokal duke pirë kafe me babanë e tij.
Rexha është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, i cili ishte fatal dhe i mori jetën 48-vjeçarit.
Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa, vëllai i Arjan Gosës, dhe Altin Rexha vëllai i Habib Rexhës.