Trupat amerikane kryejnë një sulm ajror! Marinsat britanikë bëjnë ulje natën në plazh! Parashutistët francezë ulen nga qielli pasi kanë fluturuar nëpër Evropë!
Në Estoni, në kufirin lindor të NATO-s, forcat aleate po kryejnë stërvitje nën hijen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Mesazhi është i qartë! “Ai thotë se ne mund të vendosemi shumë shpejt,” shpjegon nënkoloneli Edouard Bros, komandant i trupave franceze në Estoni që marrin pjesë në stërvitjen ‘Stuhia e Pranverës.’
Pesëmbëdhjetë muaj pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe një muaj pas samitit të liderëve të NATO-s në Vilnius, aleanca po forcon mbrojtjen e saj lindore.
Ndërkohë forcat ruse sulmuan Ukrainën mbrëmë me katër drone kamikaze Shahed, të cilët u rrëzuan nga njësitë e mbrojtjes ajrore ukrainase, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kievit, raportoi Ukrinform .