Arrestohen në Lushnje dy autorët e një vjedhjeje me thyerje në një dyqan. Dy bashkëpunëtorët u kapën menjëherë pasi kishin kryer vjedhjen, në tentativë për t’u larguar me automjet. Sekuestrohen sendet e vjedhura dhe automjeti.
“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, për një rast vjedhjeje me thyerje, në një dyqan në lagjen “Skënder Libohova”, u arrestuan shtetasit Dimi Ymeri, 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe Haki Xhindi, 26 vjeç, banues në Roskovec.
Këta shtetas u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura” njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.