Një tjetër shqiptare humbi jetën nga krimi brenda familjes. Jetmira Beka u vra nga ish-burri në Gjermani. Familjari i 28-vjeçares shqiptare ka treguar se vajza u përball me dhunë nga ish-bashkëshorti, veprime të cilat bën që çifti të ndahet.
“Viktima ka qenë e martuar, por për shkak të dhunës që ka ushtruar ish bashkëshorti i saj janë ndarë. E ka vrarë 28-vjeçaren duke e goditur, dhe ka lënë të plagosur edhe motrën e saj 18 vjeçare” tha ai.
Ai theksoi se varrimi i viktimës do të bëhet në Kosovë, ndërsa tregoi se viktima la pas vetes tre fëmijë. “Po presim që varrimi të bëhet në Kosovë, kur ta sjellin trupin e të ndjerës. Viktima ka lënë tre fëmijë të vegjël. Më i madhi është në klasë të parë”, tha familjari i viktimës për Telegrafin.
EMRI/ E reja shqiptare rrihet për vdekje nga ish-burri në Gjermani, motra sheh gjithçka