Është publikuar videoja e Habib Rexhës, përpara se ai të vetëdorëzohej në Komisariatin e Kavajës.
31-vjeçari shfaqet me babain e tij dhe thotë se do të dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve.
View this post on Instagram
Habib Rexha: “Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”.
Këto janë fjalët e Habib Rexhës. Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua duke marrë përsipër krimin që ka kryer.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 të së dielës në lagjen Nr. 1, në Kavajë, teksa Gosa ka qenë i ulur në lokal duke pirë kafe me babanë e tij.
Rexha është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, i cili ishte fatal dhe i mori jetën 48-vjeçarit.
Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa, vëllai i Arjan Gosës, dhe Altin Rexha vëllai i Habib Rexhës.