Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhe-Laç, në afërsi të Milotit, por fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët nuk kanë marrë lëndime.
Por prezenca e makinës në rrugë ka krijuar trafik të rënduar, ndërsa policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi verifikimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.