-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kërkesë KQZ-së: Të përsëriten zgjedhjet në Elbasan

Kryesoret

Sali Berisha kërkon përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Elbasan për kryetarin dhe këshillin bashkiak. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka depozituar shkresën në Komisionin e Sanksioneve dhe Ankesave në KQZ ku kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre.

Koalicioni kërkon që të bëhet një ekspertizë e huaj për të gjitha pajisjet e votimit elektronik që u përdorën në Elbasan, nën dyshimet se rezultati ishte i paracaktuar.

Po ashtu kërkohet që të bëhet një verifikim i votave të dhëna në mënyrë elektronike, me votat fizike që ndodhen në kutitë e votimit.

Në 14 Maj Luçiano Boçi humbi përballë Gledian Llatjas por procesi në 14 Maj u shoqërua me disa episode ku disa qytetarë deklaruan se sistemi elektronik nuk regjistroi preferencën e tyre për kryetarin e bashkisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit