Tre ditë pas vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë dhe më pak se 24 orë nga dorëzimi i autorit Habib Rexha janë gjetur arma e krimit dhe makina me të cilën autori i ndihmuar nga shoku i tij, Ervis Kurti u arratisën. Ndërkohë që janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e autorit, Rexha pas dorëzimit dje në policinë e Kavajës.
“Vrasjen nuk e kam kryer për gjakmarrje, por për arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia është shprehur se do ta na shuante si familje. Kësaj, unë i bëra parapritë. Sa të na vriste ai neve, pashë të udhës ta vrisja unë i pari.
Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija që Arjani pinte kafe te lokali pranë shtëpisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durrësit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”, ka deklaruar Rexha.