-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luana, blogerja 30-vjeçare ekzekutohet në sy të bashkëshortit dhe të fëmijës!

Kryesoret

Një blogere braziliane u ekzekutua në sy të familjes së saj gjatë një plaçkitje në Rio de Janiero. 30-vjeçarja, Luana Murta Jardim dos Santos Matins, ishte bashkë me bashkëshortin dhe djalin e tyre 2-vjeçar, kur disa sulmues iu afruan makinës së tyre dhe filluan të qëllonin me armë zjarri.

Autoritetet braziliane janë duke hetuar rastin, teksa dyshohet se mund të ketë qenë tentativë për vjedhje. Por, ndryshe mendon babai i saj, i cili është shprehur për mediat braziliane se e bija ka qenë objektivi i sulmit.

Ai pretendon se vajza është ndjekur nga të dyshuarit para se të hapnin zjarr.

“Nuk ishte tentativë vjedhjeje, ishte vrasje. Askush nuk qëllon në makinë me xhama të mbyllur”, tha babai i viktimës.

Bashkëshorti dhe djali 2-vjeçar arritën të shpëtonin. Luana kishte rreth 350 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram, ku ndante këshilla për fitness dhe humbje të peshës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit