Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi katalunas pas 11 sezonesh të kaluara në Camp Nou.
Ai ka 17 trofe, duke përfshirë 6 tituj të La Ligës, një të Ligës së Kampionëve dhe 5 tituj të Copa del Rey, gjatë 11 viteve të tij në klub. Gjatë kohës së tij ai grumbulloi 458 paraqitje, 29 gola dhe 99 asistime.
Barcelona konfirmoi largimin e tij dhe e falënderoi për marrëdhënien e tij gjithnjë pozitive dhe miqësore me çdo anëtar të familjes së Barcelonës.
Ashtu si Sergio Busquets, ai do t’i thotë lamtumirë Camp Nou për herë të fundit si lojtar të dielën kundër Mallorca.