-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mes famës dhe dhunës, një udhëtim në jetën e Tina Turner

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme bota ka marrë lajmin e trashtë për ndarjen nga jeta të këngëtarja Tina Turner në moshën 83-vjeçare.

Ajo u bë e njohur me emrin Tina Turner, dhe ka lindur si Anna Mae Bullock, më 26 nëntor 1939 në një komunitet të vogël rural Natbush, në Tennessee.

Kur ajo ishte 11-vjeçare, prindërit e saj u shkurorëzuan dhe Zelma u zhvendos në St Louis për të shpëtuar nga vështirësitë dhe dhuna në familje, e cila për vite të tëra ka vuajtur nga burri i saj, Floyd.

Dy vjet më vonë, Floyd u martua përsëri, la fëmijët dhe u zhvendos në Detroit. Ana dhe motra e saj Eileen pranuan që të rriten nga motra e nënës, Brownsville.

Tina më vonë në kujtimet e saj ka deklaruar se për shkak të fëmijërisë së vështirë dhe mënyrës në të cilën prindërit e lanë shpesh si fëmijë të padëshiruar, ka humbur ndjenjat familjare.

Pas vdekjes së tezes së saj, Ana dhe motra gjashtëmbëdhjetë vjeçare shkuan në St. Louis me nënën e saj. Pas diplomimit në vitin 1958, ajo filloi të punonte në spital si punëtor ndihmëse, duke shpresuar që të bëhej infermiere.

Gjatë kësaj kohe, ajo dhe motra e saj filluan të marrin pjesë në klubet e natës në qytetin ku yllit të ardhshëm iu hapen dyert e suksesit dhe famës, por e cila i ka sjellë vuajtje të mëdha.

Duke vënë në dukje se Ike dhe anëtarët e bendit gjatë shfaqjeve kanë zgjedhur vajzat nga publiku dhe i ftuan ata në skenë për të kënduar, Anna dëshironte të këndonte solo. Pra, një mbrëmje në klubin e famshëm në Manhattan Club në St Louis, bateristi i grupit “The King of Rhythym”, Gene Washington, iu afrua në tryezë, ku ishte ulur Anna me motrën e saj dhe u dha atyre mikrofonin.

Në të njëjtën kohë, në vitin 1958, pas skandalit me saksofonisti Raymond Hilom, një prej muzikantëve të grupi bëhet prindër i fëmijës së parë

. Nëna nuk pranoi faktin e vajzë e kishte shtatzënë në moshë kaq të re, e përzuri nga shtëpia dhe u largua me djalin e saj, Craigin.

Pas një kohe shumë të shkurtër, ajo u bë yll kryesor dhe vokal i parë i një grupi shumë të njohur në atë kohë.

Pavarësisht një bashkëpunimi të suksesshëm profesional, marrëdhënia midis Anan sdhe Ikes filloi të merrte përmasa të tjera. Pas dy vjetësh, dyshja vendosi të martohet dhe së shpejti u bënë prindër të Ronaldit, i cili ishte fëmija i tretë i Ikes, pasi që nga martesa e mëparshme kishte dy djem – Michaelin dhe Ike Juniorin.

Në mesin e viteve shtatëdhjeta suksesi dhe sjellja e ashpër filluan të ndikojnë në marrëdhëniet midis çiftit të famshëm.

Lidhja ishte në pikën minimale dhe urrejtja e Ikes ndaj bashkëshortes u bë publike dhe kishte sulme më të shpeshta shkaku i alkoolit dhe kokainës. Gjersa publikisht ishin të lumtur, ajo pësoi dhunë të rëndë fizike në jetë private.

Një natë, gjatë një turneu të përbashkët në Dallas, Ike e rrahu këngëtaren sa që e mbuloi tërësisht në gjak.

E torturuar dhe e rrahur, mbuloi plagët duke vënë edhe syze iku nga shtëpia, ku kishte vetëm 36 cent në xhep. Ajo gjeti strehim në një motel aty pranë dhe më pas me ndihmën e një avokati dhe miqve u zhvendos për të jetuar në Los Angeles.

Më në fund, ajo gjeti forcën për ta akuzuar rreth abuzimeve fizike dhe se ra në gjendje të vështirë psikologjike, sa që u përpoq të bëjë vetëvrasje duke gëlltitur 50 tableta të Valiumit.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit