KQZ ka miratuar në mbledhjen e sotme dhënien e mandatit për 14 kryetarë bashkie të dalë nga rezultatet e zgjedhjeve të 14 Majit. Ndërkohë që në një pjesë tjetër të bashkive, opozita ka filluar kontestimet ligjore. Në Rrogozhinë kërkon rinumërim. Në Krujë rinumërim të disa qendrave. Në Kamzë ekspertizë të huaj të votimit dhe numërimit elektronik, etj.
Kryetarët që morën mandatin;
Peqin-Bukurosh Maçi
Has-Miftar Dauti
Kukës-Safet Gjici
Vau i Dejës-Krisjan Shkreli
Mirditë-Albert Mëlyshi
Mat-Agron Malaj
Klos-Valbona Kola
Bulqizë-Festime Mjeshtri
Shijak-Elton Arbana
Cërrik-Andis Salla
Gramsh-Besjan Ajazi
Patos-Fation Duro
Roskovec-Majlinda Bufi
Përrenjas-Nuri Belba