-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më kërcënon me video intime”, 26-vjeçarja shqiptare denoncon ish-in pas ndarjes

Kryesoret

Një 26-vjeçare shqiptare ka denoncuar ish-partnerin e saj nga Siria, se e kërcënon me video intime.

E reja ka bërë një kallëzim në Greqi, ndaj ish-partnerit të saj për përdhunim dhe hakmarrje përmes videove intime të xhiruara me anë të telefonit.

Sipas informacioneve të ANT1, 26-vjeçarja ka dëshmuar në polici se pasi u nda me partnerin e saj në të njëjtën moshë, ai e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video nga momentet e tyre private.

Po kështu ka dyshime se ai e përdhunonte. Në dëshminë që ajo ka dhënë në polici, i pandehuri 26-vjeçar e ka kërcënuar se nëse nuk i jepte para, do të publikonte materialin me pamjet intime.

Mësohet se riu u arrestua pas denoncimit, në rrugën Zakynthos në Kypseli, ndërsa ka bërë rezistencë për të shmangur prangat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit