Mesditën e sotme në orën 12:00 do të zhvillohet seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre dhe për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak.
Mediu ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa SPAK pritet që të shpallë pretencën. Mediu i ka mohuar akuzat në gjykatë dhe ka deklaruar se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve.