Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi sot Ishujt Moluccas në Indonezinë lindore, pa shkaktuar cunami, njoftoi Agjencia Kombëtare Meteorologjike dhe Gjeofizike (BMKG).
Tërmeti ndodhi në orën 22:49 (me orën lokale, 17:49 me orën shqiptare), epiqendra ndodhej larg brigjeve dhe kishte një thellësi fokale 221 kilometra.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të rënda materiale.