-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Pallati ku punonte mori flakë, punëtori filmon momentet e tij të fundit gjallë

Kryesoret

Dy punëtorë në Karolinën e Veriut vdiqën tragjikisht kur ndërtesa ku ata po punonin mori flakë dhe ata u bllokuan brenda. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe ka djegur plotësisht objektin, ndërsa Zjarrfikëset, pavarësisht vështirësive kanë arritur të evakuojnë rreth 15 punëtorë.

Megjithatë, ajo që është rrëqethëse është një video e transmetuar drejtpërdrejt nga një prej dy punëtorëve që vdiqën nga zjarri. Siç ka përshkruar edhe vetë në video, zjarri i kishte rrethuar dhe nuk mund të dilnin.

Demonte Tyree Sherrill, 30 vjeç, mund të dëgjohet duke bërtitur:

“Ndihmë, ndihmë”.

Në video ai thotë:

“Jam në punë. Ndërtesa është në flakë dhe nuk mund të dal. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë.  Ndërtesa ka marrë flakë dhe unë dhe kolegu im jemi të bllokuar.”

Fatkeqësisht dy personat humbën jetën, ndërsa video e realizuar prej tyre u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, ku nuk munguan mesazhet e ngushëllimit nga e gjithë bota.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit