-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

64 vota të PR-së i kaluan PDIU-së, Vasili: Prova doli, 14 Maji ra përfundimisht

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas skandalit që doli nga rinumërimi i votave në disa kuti në Pukë.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) konstatoi të mërkurën parregullsitë e para të procesit zgjedhor të 14 majit pas rinumërimit të  fletët e votimit në 5 kuti për këshillin e bashkisë Pukë, ku u gjetën vota fiktive për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Konkretisht 64 vota ishin shkruar në procesverbal si të PDIU-së, por në fakt ishin të gjitha vullnet për Partinë Republikane.

“Bien perfundimisht zgjedhjet e 14 majit, ja provat shokuese te numerimit stalinist!!

Provohet me fakte shokuese numerimi stalinist i votave, pra s’ka rendesi si votohet se rilindasit i numerojne siç duan.

Bie perfundimisht edhe procesi i numerimit te votave si mafioz dhe i manipuluar.

Neper kutite e votimit, zbulohen nga vete KQZ, nga rinumerimi se dhjetra vota jane manipuluar pra i jane hequr nje partie dhe jane dhene partive te tjera.

Vetem ne nje kuti 64 vota i ishin dhene nje partie dhe pas rinumerimit doli qe kishte zero vota.

Numerimi i votave provohet me fakte qe eshte i shkaterruar, i manipuluar dhe i vjedhur dhe

çdo rezultat eshte nje rezultat jo legjitim dhe i manipuluar.

Tanime keto zgjedhje jane perfundimisht te rëna dhe s’ka me asnje lloj alibie qe i certifikon dhe i shpeton dot ato.

Pergjegjesit qe nga Kreu deri tek me i fundit numerues duhet te shkojne ne burg se kane vjedhur ne menyre mafioze vullnetin e shqiptareve.

Asnje leshim nuk ka per shkaterruesit e votes se lire dhe vjedhjen mafioze te votes nga Edi Rama” shkruan Vasili.

Cila parti ia mori kujt? Rinumërimi i kutive të Pukës zbuloi votat “fantazmë”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit