-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cila parti ia mori kujt? Rinumërimi i kutive të Pukës zbuloi votat “fantazmë”

Kryesoret

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) konstatoi të mërkurën parregullsitë e para të procesit zgjedhor të 14 majit pas rinumërimit të  fletët e votimit në 5 kuti për këshillin e bashkisë Pukë, ku u gjetën vota fiktive për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Pas rinumërimit të një kutie, që i përkiste Qendrës së Votimit  0425/0, u konstatua se 64 vota që i përkisnin subjektit zgjedhor Partia Republikane ishin llogaritur si vota për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në fund të rinumërimit doli me zero vota.

Ndërkohë në Qendrën e Votimit 0415/01 PSD-ja e drejtuar nga Tom Doshi doli me 72 vota fiktive tepër, pasi nga 190 vota që figuronin në tabelën përmbledhëse të miratuar nga KZAZ, në kuti u gjetën vetëm 118 vota për këtë subjekt.

KAS mori vendim për të rihapur këto kuti pas kërkesave ankimore të Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe Partisë Aleanca Progresiste LZHK.

Të dy partitë kundërshtonin vendimin e KZAZ  07 në Bashkinë Pukë, duke kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme dhe ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të Këshillit Bashkiak Pukë, sipas rezultatit të rinumërimit.

KAS pranoi provat e depozituara nga pala ankuese, ku u shfaqen pamjet filmike të numërimit të votave, që tregonin në disa raste votat për Partinë Republikane edhe pse në tabelën përfundimtare ky subjekt figuronte me zero vota.

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultuan dhe disa diferenca të vogla me 1-2 vota që u përkisnin subjekteve të tjera zgjedhore.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit  për këshillin e bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyja e fletëve të votimit./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit