Tre kryetarët e komunave veriore sot të Kosovës betohen në ndërtesa publike. Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen të enjten në orën 10:00.
Kështu ka bërë të ditur të mërkurën kryeministri iAlbin Kurti. Në mbledhjen e qeverisë, ai se nuk është normale që prej 6 muajsh këto komuna kanë mbetur pa kryetar edhe qytetarët pa shërbime komunale.
Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.
Të premten u betua kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore Erden Atiç, i cili emëroi edhe 4 drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiç mori ishte emërimi i Katarina Agjançiç nga komuniteti serb si nënkryetare.