-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Dibër, vëllai e denoncoi të humbur, 13-vjeçari gjendet i mbytur në liqen

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 13-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat.

Policia, e cila nisi kërkimet pas denoncimit të të vëllait të viktimës, nisi menjëherë kërkimet dhe fatkeqësisht e gjeti të miturin pa shenja jete.

Pas këqyrjes së kufomës, rezultoi se 13-vjeçari nuk kishte shenja dhune në trup, çka ngre hipotezën e një mbytjeje aksidentale, ndërsa policia e grupi hetimor kanë nisur hetimet.

“Dibër: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbrëmjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.

Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.  Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton Policia e Dibrës në lidhje me ngjarjen e rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit