Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Andis Salla, kanë zhvilluar një takim fermerë në Dibër, mbi lehtësitë e reja për mbështetjen e këtij sektori, ku Rama është shprehur se qeveria po investon në ngritjen e kooperativave, por sipas stili të BE-së.
Fjala e Ramës
Tani nuk jemi më të dëshiruar, por të detyruar të hyjmë, që është faza e bashkimit që bën fuqinë, jo ashtu siç thonë çyrykët që vijnë vërdallë për të hedhur baltë mbi çdo gjë, jo si kooperativat e dikurshme, por si kooperativat e Bashkimit Evropian.
BE funksionon me kooperativa, por ndryshe nga kooperativat e komunizmit, te ato secili prodhon më vete, dhe të gjithë shesin bashkë, duke shitur bashkë, krijohet një volum shumë më i madh, harmonizojnë veprimtarinë prodhuese, e pasi mbjellin me një farë, ndajnë kostot e punimit të tokës, përkujdesjes për prodhimin dhe pastaj grumbullojnë, mblidhen.
Shoqëri të bashkuara bujqësore, SHBB, kështu janë shënuar në ligj, për të shmangur atë traumën nga e shkuara. Aty ku kjo është bërë, një nga pikat ku ka lulëzuar Shqipëria rurale, bujqësore, në jug të vendit, Konispol. Një model shembullor, dhe ata shqiptarë si ne me frikë nga kooperativat, por kur të shesim, të shesim bashkë.
Se delet kur ndahen nga tufa i ha ujku, kanë thënë të moçmit, siç thotë Ulsiu, e kanë thënë dibranët.
Ne kemi vendosur mbështetje financiare për bashkimin dhe aleancë me shtetin, pra në Dibër SHBB ndërtohet mes fermerëve dhe bashkisë, bashkia është aksionere, jo t’ju marrë ju fitimet, por në një kompani që e keni quajtur “Dibra Origin”, për tregun Evropian dhe për të gjithë evropianët e bulevardit të Tiranës, se unë për vete jam katundar, jam nga Surreli. “Dibra Origin” fillon të bëhet një markë dhe pastaj marka fillon të njihet dhe shkojnë thonë pastaj, a ke “Dibra Origin”, se atë duam.
Në të kundërt nuk e përballojmë dot përplasjen e madhe që do të vijë kur të jemi në BE, Gjithë ai treg i madh dhe ne të dalim tek e tek, si do i shesim, me çanta në rrugët e Brukselit? Ku? Si do realizohet siguria ushqimore, do shkoni tek e tek për analizat, si do ulen kostot e prodhimit, se ankohen me të drejtë.









