Një ditë më parë, moderatori Ronaldo Sharka postoi në Instagram një video të ish-banores së BBVIP, Nita Latifit ku shprehej gjatë një interviste:
“Çfarë ka Elvana që nuk e kam unë? Pse të mos jem unë Elvana?”.
Videos në fjalë Ronaldo i ka bashkangjitur dhe një pjesë të shkëputur të Elvanës gjatë një skeçi ku shprehet:
“Ça ishte ajo mo? Jo, jo një sekondë, dëgjo këtu ti”.
E teksa videoja ‘funny’ ka marrë reagime nga më të ndryshmet në rrjet, një koment të cilin ish-banorin e preku shum ishte ai ku i përmendin babain e ndjerë.
Në reagimin e tij Ronaldo shprehet se do të merret personalisht me personin në fjalë duke ndjekur rrugë ligjore.
“Midis shumë komenteve negative, më bëri përshtypje ky. Dhe përmbajtja mund ta dëshmojë qartazi se përse. Pasi lexova këtë koment, tani nuk habitem më për asgjë. Pas kaq shumë kohësh vendosa të publikoj një koment në story. Kushdo që fshihet pas kësaj faqeje që ka shkruar këtë koment, do të kujdesem personalisht dhe do të kthehet në një nga qëllimet e mia kryesore, ndjekja penale ndaj kujtdo që fshihet pas këtyre fjalëve të pa justifikueshme. Kam treguar gjatë gjithë kësaj kohe që më njihni, që unë ‘mbaj shumë’, por kjo i kalon limitet, tani mbani pasojat ligjore”, shkruan Ronaldo.