-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Orka sulmon anijen, roja bregdetare spanjolle shpëton ekuipazhin

Kryesoret

Një varkë me vela është sulmuar nga një orka në brigjet jugore të Spanjës ku shumë incidente të ngjashme janë regjistruar që nga fillimi i vitit.

Në orët e para të së enjtes, anija lundruese me flamur britanik, Mustique e nisur të të shkuar në Gjibraltar u sulmua nga orka. Varkës iu thye timoni dhe iu shkaktua një çarje.

Ekuipazhi prej katër personash kërkoi ndihmë nga autoritetet spanjolle dhe një helikopter dhe një skaf i Rojës Bregdetare u dërguan me shpejtësi në zonë.

Varka me vela 20 metra e gjatë u tërhoq në portin Barbate për riparimet e nevojshme.

Pak ditë më parë, anija me vela Alboran Champagne u sulmua nga tre balena vrasëse gjysmë milje detare nga porti i Barbate. Për shkak të fluksit të shpejtë të ujit, ai nuk mund të tërhiqej dhe u fundos.

Edhe pse në popull njihen si “balena vrasëse”, orkat i përkasin familjes së delfinëve. Ata arrijnë një gjatësi prej tetë metrash dhe një peshë prej gjashtë tonësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit