Mbrëmjen e djeshme janë sekuestruar 4 fadroma të cilat po kryenin ndërhyrje në lumin Mat me qëllim shfrytëzimin e inerteve të këtij lumi.
E pranishme për sekuestrimin ishte edhe policia e cila mbërriti në vendngjarje pas marrjes së informacionit se disa fadroma po kryenin ndërhyrje me qëllim shfrytëzimin e inerteve në shtratet e lumenjve.
Aksione të tilla nga IKMT në këtë zonë ka pasur edhe një javë më parë ku u sekuestrua një tjetër automjet tip fadromë që po kryente ndërhyrje në grykëderdhje të lumit të Matit.