-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guvernatori DeSantis dhe sfida që paraqet për ish-Presidentin Trump

Kryesoret

Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ka hyrë tashmë zyrtarisht në garën presidenciale të vitit 2024. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Herman, që ai të përballet me kandidatin potencial të Partisë Demokrate, Presidentin Joe Biden, do t’i duhet të mposhtë fillimisht, ish-Presidentin Donald Trump.

Ron DeSantis e zyrtarizoi vendimin mbrëmjen e së mërkurës, duke njoftuar kandidimin e tij për president, në një bisedë në Twitter që u transmetua vetëm me zë, mbushur me probleme teknike. Por gjatë prezantimit të videos së tij të parë të fushatës, gjithçka shkoi mirë.

Unë jam Ron DeSantis dhe po kandidoj për president, për të udhëhequr rikthimin tonë të madh si amerikanë“.

Sondazhet tregojnë se guvernatori i Floridës renditet i dyti, por me diferencë të konsiderueshme, pas Donald Trump-it në garën brenda partisë.

Ekspertë politikë, sikurse Daniel Cox, i ‘American Enterprise Institute’, një institut hulumtimi mbi politika publike, janë të kujdesshëm në lidhje me sondazhet e hershme.

Anketimet janë të dobishme. Ato mund të përcaktojnë se ku ndodhen ata që konkurrojnë në një moment të caktuar të garës. Por gjithçka mund të ndodhë”, thotë ai.

Sipas sondazheve mbështetja ndaj zotit DeSantis ishte më e lartë disa muaj më parë. Popullariteti i tij u dëmtua nga komentet që ai bëri mbi sulmin rus në Ukrainë, duke e cilësuar atë si një mosmarrëveshje për territore, takimet e vakta me donatorë të pasur, si dhe një dështim i perceptuar, për t’u lidhur me një pjesë të votuesve.

Mbështetja ndaj zotit Trump mbetet e fortë, mes shumicës së bazës së tij tradicionale konservatore, veçanërisht atyre pa arsim universitar ose të ardhura më të larta.

Por guvernatori i Floridës po tregon forcë me një grup tjetër kyç republikan, thotë zoti Cox./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit