-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petkoviç: Dënojmë betimin e kryetarëve të rinj në veri të Kosovës

Kryesoret

Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të enjten se me betimin e kryetarëve të rinj në komunat në veri të Kosovës, është zyrtarizuar pushtimi i katër komunave.

“Pushtimi nuk ka qenë kurrë situatë e përhershme në histori, andaj nuk do të jetë as në katër komunat në veri të Kosovës, dhe do të përfundojë së shpejti, megjithatë, populli serb, më shumë se pushtimin e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit, do ta mbajë mend mënyrën e turpshme sesi demokracitë e rreme e kanë dhënë dritën e gjelbër për diçka të tillë”, ka thënë të enjten Petkoviq.

Kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës, të gjithë shqiptarë, janë betuar më 19 dhe 25 maj.

Komunat në veri, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, janë të banuara me shumicë serbe.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa nënkryetare e komunës është Katarina Agjançiq nga komuniteti serb.

Krytari i ri i Zveçanit është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe i Leposaviqit, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Hetemi e ka emëruar Dragana Milletiqin si nënkryetare, nga radhët e komunitetit serb.

Kryetar i Zubin Potokut është Izmir Zeqiri, po ashtu, nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Ndoshta kurrë në historinë e demokracisë nuk ka pasur zgjedhje me një dalje kaq të parëndësishme”, ka thënë Petkoviq përmes një deklarate.

Ai ka thënë se “serbët janë ata që duhet të vendosin për fatin e tyre kombëtar”.

Petkoviq ka reaguar ngjashëm edhe për betimin e Atiqit në Mitrovicë të Veriut, më 19 maj.

Atiq është i vetmi prej katër kryetarëve që është betuar në ndërtesën e komunës.

Tre të tjerët janë betuar të enjten në “ndërtesa publike”, kryesisht në fshatra të banuara me popullatë shqiptare./rel

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit