-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bajram Begaj nis vizitën zyrtare në Itali

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, filloi sot një vizitë zyrtare dy ditore në Itali ku u prit me nderimet e veçanta nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për vullnetin e palës italiane për të përmbyllur procedurat e marrëveshjes për sigurimet shoqërore dhe shprehu besimin se kjo marrëveshje do të bëhet shumë shpejt efektive, për të ndihmuar si shqiptarët ashtu edhe italianët që jetojnë e punojnë respektivisht në të dy vendet. Në mënyrë të veçantë, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin dhe mbështetjen e Italisë pas ndryshimeve demokratike mbi tri dekada më parë.

Begaj vlerësoi rolin e Italisë për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Ballkanit Perëndimor, si dhe shprehu mirënjohje për konsiderimin e këtij rajoni si një prioritet dhe për mbështetjen shumë domethënëse të procesit të zgjerimit në kuadër të Bashkimit Evropian, por edhe si një aktor aktiv në kuadër të Procesit të Berlinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit