GJKKO ka liruar nga Kid Koshena i arrestuar në kuadër të operacionit për laboratorin e drogës në Fier.
Koshenës do ti hiqet masa “Arrest me burg” për tu zëvendësuar me “Detyrim paraqitje”.
Koshena u arrestua së bashkë me Klajdi Vrionin, Bledar Matoshin dhe Redion Meshin në rrugën e Arbrit pasi ishin nisur për të marrë një sasi droge të përzierë me pleh kimik në Fier.
28-vjeçari, rezulton i dënuar më parë për plagosje të rëndë.
Kid Koshena ka plagosur një person në vitin 2016, siç u fol në atë kohë, për borxhin që viktima i kishte Emiliano Shullazit. Koshena i njohur si mik i Shullazit plagosi 21-vjeçarin me thikë për shkak të borxhit të pakthyer.