Zbardhen detaje të reja në lidhje me Milena Derajn, ish-punonjësen e BSH-së dhe Kuvendit, që është arrestuar për mashtrim me shuma të mëdha. Sot u la në burg me akuzën se ka mashtruar familjen Ferracaku dhe shoqen e saj duke u marrë 570 mijë €.
Deraj i mori 230 mijë euro shoqes me premtimin se do i investonte në bono thesari, ndërkohë që i mori 340 mijë € familjes Ferracaku me premtimin se do i shpëtonte nga burgu përjetë. Report Tv shkruan se në dosje kanë dalë dy emra të njohur, ish-deputeti Tom Doshi dhe ish-prokurori Arjan Ndoj, që 4 vite më parë i shpëtoi atentatit në Durrës.
“Po ndërtoj pallat me Tom Doshin”! “Mashtruesja”: Biseda me ish-deputetin
Milena Deraj dy ditë para zgjedhjeve është takuar me Abedin Ferracakun, i cili i tha se komunikoi në telefon me Tom Doshin. Më pas, Abedini, Afërdita dhe Milena u nisën për në Shkodër. Sipas Milenës, u ndalën te një ndërtesë në Kiras ose Zus ku nuk kishte persona të tjerë edhe erdhi vëllai i Abedinit, i cili ishte i armatosur.
Ajo thotë se e futën në një dhomë ku i thanë se aty ishte ulur edhe avokati Arjan Ndoj ndërsa thotë se qëndroi rreth 2 orë e 30 minuta e u kërcënua me armë se do vritej nëse përveç shumës 340 mijë euro që i kishin marrë për mashtrim, nuk do i jepte edhe 200 mijë euro të tjera.
Gjithashtu pretendon se e kanë detyruar të bëjë video ku do thoshte: “Unë e quajtura Milena Deraj për çështjen e zotit Abedin Ferracaku kam marrë shumën prej 540 mijë euro për dosjen Ferracaku me prokurore Znj. Hamzaj”. Pas disa orësh e lanë të lirë dhe u kthye për në Tiranë së bashku me Afërditën. Ajo tregon se tentoi të kontaktonte me Arjan Ndoj por e kishte të pamundur.
Për shifrën 340 mijë euro thotë se i ka kthyer vetëm 140 mijë ndërsa shumën tjetër prej 200 mijë euro i kishte investuar në fshatin Salari, Tepelenë për të bërë shtëpi guri. Ajo pretendon se shumën e eurove që i kishin dhënë nuk i pranonin por kërkonin në total 540 mijë euro të tjera. Milena Deraj pretendon se familja Ferracaku i ka kërcënuar edhe të afërmit.
Sipas saj, më 22 maj e ka telefonuar Abedin Ferracaku përmes një numri të huaj duke thënë “Të erdhi dita të pres në Shkodër”. Ajo ppretendon se 6 ditë para zgjedhjeve, Tom Doshi e ka telefonuar për ta pyetur rreth historisë me vëllezërit Ferracaku. Sipas Milena Derajt, është takuar me Tom Doshin në zyrën e tij ku i ka thënë se do ja kthente paratë.
Mori mbi 500 mijë Euro! Flet “mashtruesja”: Më vunë pistoletën në kokë, më mbroni!