Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi sot u paraqit në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja, por kjo është hera e dytë që Doshi paraqitet në SPAK.
Herën e parë ishte më 24 shkurt të këtij viti, ku u pyet për rreth 90 minuta. Pas daljes nga SPAK, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023.









