-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush do të vritej në Elbasan? I riu me kallash në dorë, dalin emrat dhe pamjet

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja kriminale që u parandalua nga policia e Elbasanit. Një person është arrestuar, por autori dhe një tjetër bashkëpunëtor janë shpallur në kërkim. 23-vjeçari Briken Rusta u pikas nga policia me armë në dorë në bulevard.

Ai hodhi armën dhe u arratis në rrugicat e qytetit duke shpëtuar nga prangat. Në kërkim është edhe shoku i tij Klaudjo Sulmina 22 vjeç, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë tentativë vrasje. Ndërkohë që u arrestua shoku i 23-vjeçarit Rusta, Boiken Bahiti 41-vjeç.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë. Policia ka identifikuar shënjestrën e atentatit por nuk e publikon emrin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit