Bordi i transparencës ka rritur sërish çmimin e naftës me 3 lekë, duke shkuar nga 173 në 176 lekë/litër, ndërsa benzina është rritur me 6 lekë, duke shkuar nga 173 në 179 lekë/litër.
Vendim i Bordit të Transparencës- 26.05. 2023
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Maj, ora 18.00.