Të shtëna me armë janë dëgjuar sot edhe në Leposaviç të Kosovës. Provokimet e protestuesve serbë po vazhdojnë edhe në Leposaviç.
Ndërkohë, policia po ofron një perimetër të sigurisë afër komunës.
Në Leposaviç janë bllokuar rrugët në hyrje dhe dalje me kamion e zhavorr ndërsa policia po punon për zhbllokimin e rrugës.
Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviç për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur, raportojnë mediat në Kosovë.
Bilanci në veri të Kosovës: 5 policë të plagosur, 4 makina të dëmtuara, njëra u dogj
Qytetarët serbë që janë mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviçit për të penguar hyrjen e kryetarit Lulzim Hetemi dhe kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të gazetarëve.