Serbët duket se kanë një plan për ta tensionuar situatën në Veri të vendit, në përpjekje për ta penguar punën e kryetarëve të rinj të komunave. Alarmi është ndezur, e qytetarët kanë filluar të mblidhen para kuvendeve komunale në katër komunat me shumicë serbe.
“Express” shkruan se autobusët që ishin nisur për të marrë pjesë në mitingun e Vuçiçit në Beograd që mbahet sonte, kanë marrë urdhër që të kthehen. A po përgatitet skenari serb atje; vendosja e barrikadave?
Serbët e Veriut kanë ndezur alarmet në pjesën Veriore të Mitrovicës, që ndryshe është thirrje për banorët që të mblidhen. Këto janë informatat e para nga pjesa problematike e vendit.
Duke reaguar pas betimit të Kryetarit të Mitrovicë së Veriut Erden Atiq, Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, pa ofruar prova, ka paralajmëruar serbët nga 1 qershori, “do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet” për të ndalur represionin.
Mediat lokale atje, shkruajnë se janë mbledhur tashmë qytetarët para kuvendeve komunale. Kjo ndodh disa ditë pasi që të paktën dy nga katër kryetarët e komunave më shumicë serbe dhanë betimin; bëhet fjalë për kryetarë joserbë, që dolën nga zgjedhjet të cilat serbët i bojkotuan.
Mediat në Kosovë: Lëshohet alarmi në Mitrovicë, grumbullohen qytetarët