-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Spiuni” ukrainas i uzinës së Gramshit: Erdha për turizëm, më shkatërruat jetën

Kryesoret

Svetlana Timofeeva, Mikahil Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov janë liruar dje nga qelia dhe do të qëndrojnë në masa më të buta sigurie. Por të tre nuk mund të largohen nga Shqipëria për shkak të bllokimit të pasaportës së tyre, pasi hetimet vazhdojnë. Sot në prani të avokatit, Saimir Vishaj, ukrainasi tha se akuzat për spiunazh nuk janë të vërteta.

“Nuk mund të kthehem në Ukrainë për shkak të bllokimit të pasaportës. Unë nuk jam kriminel. Jam i apasionuar pas ish-vendeve komuniste. Nuk kam lidhje me akuzat për spiunazh. Për mua dhe për familjen time ishte një tragjedi e madhe.

Përpara se të vija në Shqipëri unë kisha një punë shumë të mirë, kisha karrierë, kisha një të dashur. Kisha ardhur në Shqipëri për të mësuar për historinë, të mësoja për komunizmin dhe për gjëra të tjera interesante të historisë së Shqipërisë.

U arrestova gjatë udhëtimit tim dhe ata më akuzuan mua për spiunazh. 5-6 ditë më vonë Edi Rama tha se ne nuk jemi spiunë dhe objekti ishte i deklasifikuar. Por ata që më lanë mua në burg për 9 muaj. Unë humba gjithçka”, deklaroi Alpatov.

Por përse u sulmuan ushtarët? “Misha mendoi se ata po e sulmonin dhe vendosi të mbrohej me sprai me piper. Ata e morën, e goditën dhe e futën në stacionin e policisë”, tha Alpaov.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit