Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin masave të sigurisë për Safer Shukën OPGJ, detyrim paraqitje, Çelnik Toskën OPGJ, arrest shtëpie, Lulzim Hasa sekser arrest me burg, Lirian dhe Zenel Tragjini detyrim paraqitjeje.
Hetimi i SPAK zbuloi se dy oficerët kanë përfituar 100 mijë lekë të vjetra dhe një bagëti me qëllim lirimin e një kamioni të bllokuar që ishte i ngarkuar me dru.
Për të negociuar me dy OPGJ-të, SPAK thotë së është futur Lulzim Hasa. Lirim dhe Zenel Tragjini të cilët ishin pronarët e kamionit i kanë dhënë para dhe qengjin OPGJ-ve dhe është liruar kamioni.
Po ashtu, hetimet kanë zbuluar se OPGJ-të kishin edhe raste të tjera ku shumat varionin nga 50 deri 100 mijë lekë për çdo automjet.
Po ashtu, nën hetim janë edhe prokurorët që kanë firmosur për lirimin e mjeteve.