Europol me ndihmën e autoriteteve të Gjermanisë dhe Belgjikës goditën një grup kriminal shqiptar duke arrestuar 17 persona. 15 u arrestuan në Belgjikë dhe 2 në Gjermani. Në operacion morën pjesë mbi 300 oficerë, duke përfshirë ekipet e ndërhyrjes speciale për të kryer një sërë bastisjesh të njëkohshme.
Bilanci i operacionit;
17 arrestime (15 në Belgjikë, 2 në Gjermani)
Sekuestrimet;
Një plantacion i brendshëm kanabis
15 kilogramë kanabis
3 kilogramë drogë sintetike
3 kilogramë kokainë
13 automjete
3 armë zjarri
700 000 euro
Europol thotë se organizata kriminale në shënjestër ishte e specializuar në trafikun e heroinës dhe kokainës.
Hetuesit zbuluan se droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani me automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara të fshehura.
Droga më pas shpërndahej në të gjithë Evropën. Gjatë hetimit u sekuestruan disa qindra mijëra euro para të gatshme.