Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Sipas postimit të Kurtit ata kanë biseduar rreth situatës së krijuar një ditë më parë në veri të Kosovës.
Kurti në postim shkruan se qëllimi i qeverisë është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave veriore.