Analisti i njohur amerikan, Janus Bugajski pas tensioneve në veri të Kosovës, referuar kritikave të sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, thotë se mbështetja e SHBA-së për Vuçiç po destabilizon rajonin.
“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA për Vuçiç po destabilizon rajonin.
Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”, shkruan në reagimin e tij Bugajski.