“5Pyetjet.al” publikon foton e momentit kur Habib Rexha, i riu që vrau Arian Gosën futet në gjykatën e Durrësit paraditen e sotme, e cila e la në arrest me burg pa fat.
Të dielën Rexha mori armën dhe shkoi drejt lokalit ku ishte ulur Gosa me të atin duke e qëlluar me një plumb në kokë që i mori jetën në vend në sy të të atit.
Habib Rexha ka mohuar që vrasjen ta kishte kryer për motive gjakmarrje me argumentin se vëllai i tij, Altin Rexha dhe Edmonda Gosa, vëllai i viktimës, u vranë me njëri tjetrin pas sherrit që patën në 29 mars.
Në gjyq deklaroi se kishte marrë vendimin për të vrarë Arian Gosën pasi kishte informacione se ky i fundit donte t’i vriste familjarët.
Tre ditë pas vrasjes më pas u dorëzua në policinë e Kavajës. Sot doli për t’u njohur me masën e sigurisë dhe gjykata e la në burg.
Ndërkohë që është liruar shoku i Rexhës, Ervis Kurti. Ai u arrestua me akuzën e bashkëpunëtorit duke larguar dhe arratisur Habibin nga vendi i ngjarjes, por sot gjykata e liroi.
Burg pa afat për vrasësin në Kavajë, lirohet shoku që e arratisi