Në veri të Kosovës pas konfliktit të djeshëm situata aktualisht është e qetë. Në përleshje u plagosën disa persona.
Policia e Kosovës edhe sot në mëngjes është e pranishme në ndërtesat e komunës Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, ndërsa diplomatët e huaj kërkuan që autoritetet e Prishtinës të ndalojnë aksionin.
Në Jarinje nuk ka bllokime, nuk ka turma dhe ndalesa që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave po zhvillohet pa probleme.
Dje në ndërtesat e komunës për disa orë kanë qenë edhe kryetarët e sapoemëruar. Sot do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të marrë pjesë edhe presidenti Aleksandar Vuçiç.