Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas kritikave të shumta nga ndërkombëtarët në lidhje me tensionet e ndodhura një ditë më parë në veri të vendit ku mbetën të plagosur 5 policë.
Në reagimin e tij Kurti u shpreh se kanë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe çdo gjë po shkon mirë pa dhënë më shumë shpjegime.
“E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti.
Tensionet në veri të vendit e kanë vënë Qeverinë e Kosovës dhe Kurtin në qendër të kritikave që nga Departamenti i Shtetit, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shtetet e QUINT-ti etj.