Pas tensioneve të zhvilluar ditën e djeshme në veri të Kosovës kryetari i Leposaviçit, Lulëzim Hetemi është shprehur sot se ai do të paraqitet në zyrën e tij të hënën.
Ai ka shtuar se nuk mund ta ndalojnë të futet në objektet e shtetit duke e gjuajtur me gurë.
“Do të dal në zyrë të hënën. Edhe nëse situata e njëjtë përsëritet prapë, ne do të hyjmë në zyra. S’mund të na ndalojë të hyjmë në objekte të shtetit kushdo që gjuan gurë”, tha ai.