Një 44-vjeçar i dha fund jetës sot në Tiranës. Viktima është me inicialet E.T. banues në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Policia njofton se qytetari mëngjesin e sotëm ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër në bulevardin “Bajram Curri” dhe dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.
Si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën. Më tej, policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut të vetëhedhjes së 44-vjeçarit nga lartësia.