-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulen tensionet! Kryetari i Leposaviçit futet në zyrë, shkon edhe Sveçla

Kryesoret

Sot situata në veri të Kosovës është e qetë pas tensioneve të djeshme. Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi sot ka hyrë në komunë. Rreth orës 10:00 ai ka hyrë në komunë për të vazhduar punën.

Megjithatë, në afërsi të komunës po qëndrojnë njësitë speciale të Kosovës, si dhe KFOR-i. Aty janë edhe tre autoblinda. Policia po punon edhe sot në pastrimin e mbetjeve të zhavorrit e gurëve që kanë mbetur nga dje, 26 maj, kur serbët lokalë kanë protestuar për të mos lejuar hyrjen e Hetemit brenda objektit. Ata kanë zbrazur kamionët me gurë para Komunës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar në Leposaviç sot. Ai ka hyrë në objektin e Komunës, ndërsa nuk ka folur për mediat. Pritet që pasi ta takojë kryetarin e Leposaviçit, Lulzim Hetemi, t’u përgjigjet edhe mediave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit