Efi ishte mbrëmjen e dheshme e ftuar në emisionin “Se luan topi” ku mes të tjerash foli për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe për rifutjen e saj.
Ish-banorja ka thënë se pas rifutjes në këtë format shumë njerëz janë distancuar nga ajo.
“Nuk besoj shumë njerëz, më ka ndryshuar dalja e dytë… thjesht e dija se do vinte një ditë se me kanë thënë që njerëzit që ke pranë do pakësohen dhe do mbeten shumë pak njerëz dhe tani ka ndodhur dhe po flasim për njerëz që kanë qenë para Big-ut, më duhet pak kohë të vërtetoj mendimet e mia thjesht nuk janë më gjërat njësoj”-tha Efi.