Ekspertët e mjekësisë ligjore pothuajse pas 6 muaj që prej incidentit të 6 dhjetorit ku u qëllua me grusht ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në përfundime për gjendjen mendore e autorit, Gerti Shehu.
Shehu godit ish-kryeminstri, Sali Berisha gjatë protestës të zhvilluar më 6 dhjetor.
Prokuroria i është drejtuar gjykatës duke kërkuar që nga arrest me burg të dërgohet në spital psikiatrik për trajtim të mëtejshëm.
Ndaj 31-vjeçarit u ngritën dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje të lehtë me dashje.