-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Londra thirrje në rrjete sociale shqiptarëve: Mos emigroni

Kryesoret

Britania e Madhe ka nisur një fushatë reklamuese sensibilizuese që synon pengimin e shtetasve shqiptarë të emigrojnë në mënyrë të jashtëligjshme nëpërmjet kanalit të La Manshit drejt ishullit.

Reklamat, do të shfaqen në shqip në Facebook dhe Instagram duke i paralajmëruar shqiptarët se do të përballen me dëbimin e menjëhershëm nëse bëjnë udhëtimin.

Qeveria tha se fushata, duke filluar javën e ardhshme, do t’i bëjë të qarta rreziqet me të cilat përballen emigrantët.

Fushata pason projektligjin e qeverisë për migrimin e paligjshëm, i cili synon të dërgojë azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani në një vend të tretë siç është Ruanda.

Projektligji, aktualisht në Dhomën e Lordëve, është përballur me reagime nga figura publike dhe aktivistë, përfshirë Kryepeshkopin e Canterbury-t, të cilët argumentojnë se ai është edhe i pazbatueshëm dhe moralisht i papranueshëm

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit