Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Durrës ku ka folur për të ardhmen e tij në Partinë Demokratike.
I pyetur nëse do rikandidojë sërish për të qenë kryetar i demokratëve, Basha u shpreh se kur të hapet gara për kreun e PD-së, atëherë do e zbulojë, ndërsa la të kuptohet se kjo do ndodhe shumë shpejt.
“Të garantoj që kjo nuk është fushat kjo është një bashkëbisedim pas një gjendje të keqe që ka mbërthyer shqiptarët të cilët duan të dinë se çfarë do të bëhet me opozitën.
Kam kafshuar gjuhën edhe kur kanë derdhur vrerë ndaj meje.
E para është të kuptojmë që ne nuk jemi pakicë. Do të shikoni që me 14 maj numri i atyre që kanë folur me heshtje është më i madh se numri i çdo partie fituesish.”, tha Basha.