-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti në aksin Bilisht-Korçë, një i vdekur shtatë të plagosur

Kryesoret

Ka humbur jetën një nga të plagosurit në nga aksidenti i në aksin rrugor Bilisht-Korçë. Ndërkohë 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe aktualisht ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë:

Informacion shtesë në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë fshatit Cangonj.

Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Kapshticë”, pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, 3 të plagosur

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit